Një turist britanik ka shkaktuar skena kaosi brenda Hong Kong International Airport, duke rrëzuar dhe shkatërruar disa makina për pasagjerët.
Pamjet tronditëse tregojnë 35-vjeçarin duke shtyrë me forcë makinat e “check-in-it”, të cilat bien njëra pas tjetrës në sallën e nisjeve.
Dëshmitarët e habitur e panë ndërsa ai mori një shufër metalike dhe goditi një nga pajisjet e rrëzuara, përpara se të largohej i zemëruar.
Policia mbërriti shpejt në vendngjarje dhe arriti ta neutralizojë dhe arrestojë.
Sipas raportimeve, burri kishte tentuar të blinte një biletë avioni para se të humbiste kontrollin, duke dëmtuar gjithsej dhjetë kioska dhe pajisje të tjera në terminal.
Në çantën e shpinës iu gjetën gjithashtu katër tableta Viagra, të cilat në Hong Kong kërkojnë recetë mjekësore për posedim.
Autoritetet nuk kanë bërë publik identitetin e tij, ndërsa motivi i shpërthimit të dhunshëm mbetet ende nën hetim.
Një zëdhënës i aeroportit tha se stafi i sigurisë reagoi menjëherë dhe paralajmëroi burrin të ndalonte para se të thërritej policia. /Telegrafi/