KRU “Hidroregjioni Jugor” njofton konsumatorët e Malishevës se, si pasojë e ndryshimeve të përkohshme në parametrat fizikë të ujit në burimin e Banjës së Malishevës, është vërejtur turbullirë në ujë.
Për këtë arsye, uji nuk rekomandohet për pije deri në njoftimin e radhës.
Zonat e prekura janë:
- Fshati Banjë
- Malisheva
- Fshati Carrallukë
- Rruga “Imer Krasniqi” – Mirushë
Uji mund të përdoret vetëm për nevoja sanitare.
Ekipet e KRU-së po monitorojnë situatën dhe do të informojnë qytetarët sapo uji të jetë i sigurt për përdorim. /Telegrafi/