Maya Jama, 31 vjeçe, ka mahnitur fansat me figurën e saj të tonifikuar, ndërsa pozoi me bikini jeshile në një foto të fundit në Instagram.
Prezantuesja e “Love Island” i atribuon trupin e saj të shkëlqyer një stërvitjeje intensive me Pilates dhe një trajtimi skulpturor të trupit që kushton rreth 460 euro.
Megjithatë, rutina e saj nuk është e rreptë: Maya kujdeset të hajë çfarë dëshiron dhe kur dëshiron, duke ruajtur një ekuilibër midis ushqimit dhe stërvitjes, shkruan DailyMail.
Ajo ka treguar se humbi peshë kohët e fundit pas një helmimi nga ushqimi, por tani është në një mision për të shtuar në peshë dhe për të ndërtuar më shumë muskuj.
“Disa prej nesh janë natyrisht të dobët dhe nuk duam të jemi. Më pëlqen të kem forma më të rrumbullakosura, ndaj stërvitem me pesha dhe ha vonë për të mbajtur trupin tim”, ka thënë Maya.
Ajo gjithashtu rekomandon Pilates dhe ushtrime me pesha si ulje këmbësh, pompime dhe goditje me shqelma për të forcuar muskujt.
Përveç stërvitjes, Maya përdor trajtime speciale për tonifikim të trupit që përfshijnë tkurrje të muskujve për të forcuar barkun dhe kofshët.
Ky kombinim i stërvitjes dhe trajtimeve i ka dhënë asaj një trup të tonifikuar, pa ndjekur dieta të rrepta.
Maya tregon se rutina e saj jo vetëm që ndihmon fizikun, por ka një ndikim pozitiv edhe në shëndetin mendor: “Më ndihmon të ndihem më energjike dhe pozitive kur bëj stërvitje, krahasuar me të qëndruarit vetëm në shtrat”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/