Donald Trump tha se konflikti me Iranin ka lënë një “gjurmë në NATO që nuk do të zhduket kurrë”.
“Duhet t’ju them se jam shumë i zhgënjyer nga NATO”, deklaroi Trump.
Presidenti amerikan shtoi se “ata do të shkojnë ta takojnë të mërkurën” dhe se papritmas, tani duan të dërgojnë ndihmë.
Ai pretendon se anëtarët e NATO-s donin të përmbaheshin nga ndihma derisa SHBA-të të fitonin luftën.
Ndryshe, Trump tha në një konferencë për shtyp se Irani mund të “eliminohet” brenda një nate dhe tha se ajo natë “mund” të jetë mbrëmja e së martës.
“I gjithë vendi mund të nxirret jashtë loje brenda një nate dhe ajo natë mund të jetë nesër në mbrëmje”, deklaroi presidenti.
Trump ka paralajmëruar vazhdimisht se SHBA-të mund të godasin termocentralet, urat dhe infrastrukturën tjetër në Iran nëse Teherani nuk arrin të arrijë një marrëveshje ose të rihapë Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe nafte. /Telegrafi/