KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump: Do ta merrja naftën e do të bënim para, por populli dëshiron paqe

Trump: Do ta merrja naftën e do të bënim para, por populli dëshiron paqe

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur me gazetarët në eventin e tij të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë.

I pyetur në lidhje me propozimet e mundshme për armëpushim me Iranin, Trump tha: “Nuk është mjaftueshëm mirë, por është një hap shumë i rëndësishëm përpara”.

Trump shtin se nëse do të varej prej tij, ai do ta vazhdonte luftën për të marrë naftën e Iranit.

“Nëse do të varej nga unë, do ta merrja naftën, do ta mbaja, do të fitonim shumë para”, deklaroi ai.

Por, sipas tij, populli amerikan dëshiron që lufta të mbarojë dhe se ai dëshiron t’i bëjë ata “të lumtur”.

Presidenti amerikan u pyet gjithashtu se si janë të dy pilotët amerikanë të shpëtuar nga Irani: “Ata janë mirë”.

“Lufta mund të përfundojë shumë shpejt, nëse qeveria iraniane bën atë që duhet të bëjë”, vazhdoi tutje Trump.

“Kemi pasur ndryshim total të regjimit. Njerëzit me të cilët po negociojmë tani në emër të Iranit janë shumë më të arsyeshëm”, tha përfundoi presidenti. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.