Së fundmi është deklaruar sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
Ai është në Francë në takimin e ministrave të jashtëm të G7 dhe ka ndarë një imazh të takimit së bashku me një deklaratë të shkurtër, shkruan skynews.
“Sot në G7 përsërita se presidenti Trump është i përkushtuar për të arritur një armëpushim dhe për të negociuar një zgjidhje për luftën Rusi-Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi Rubio.
Ndryshe, ende mbetet e paqartë se sa afër një zgjidhjeje diplomatike është lufta në Ukrainë.
Donald Trump ka thënë vazhdimisht se beson që një marrëveshje paqeje është afër, por kohët e fundit e ka pranuar se e ka thënë shpesh këtë.
Fundjavën e kaluar, Kievi pati një delegacion në Florida për të folur me ekipin e Trumpit – i cili tani po merret edhe me bisedime në lidhje me luftën e Iranit. /Telegrafi/