Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të mbeten ndër shkaktarët kryesorë të problemeve shëndetësore, ndërsa identifikimi i faktorëve të rrezikut dhe zakoneve të dëmshme është thelbësor për parandalimin e tyre.
Gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, Fjolla Zhubi Bakija, specialiste e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë ka përmendur disa faktorë madhorë që ndikojnë drejtpërdrejt në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.
“Faktorë të rrezikut madhor janë hipertensioni, diabeti, duhani, mbipesha, gjenetika dhe yndyrat e larta në gjak”, thekson Zhubi Bakija.
Ajo sqaron se këta faktorë shpesh nxiten nga zakonet e përditshme, të cilat me kalimin e kohës çojnë në probleme serioze shëndetësore.
Sipas saj, mungesa e aktivitetit fizik përbën një nga zakonet më të dëmshme.
“Mos aktiviteti fizik është një zakon, jeta sedentare, ushqimi i pashëndetshëm edhe duhani”, shprehet ajo, duke i cilësuar këto si tri ndër zakonet më problematike për shëndetin e zemrës.
Në veçanti, Zhubi Bakija ndalet te rëndësia e ushqyerjes së shëndetshme, duke paralajmëruar për rreziqet që vijnë nga konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme.
Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:
– YouTube www.youtube.com