Një person është dërguar në emergjencë me plagë që dyshohet se i ka të shkaktuara nga një person me një mjet të mprehtë (thikë).
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 20:50 në rrugën “Ura e Konakut”, në Kaçanik.
Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Ura e Konakut, Kaçanik 09.03.2026, 20:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar në emergjencë me plagë që dyshohet se i ka të shkaktuara nga i dyshuari mashkull kosovar me një mjet të mprehtë (thikë). Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/