KORREKT / SOT10 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Alba Pollozhani befason me fotografitë e reja – ndjekësit thonë se duket si inteligjencë artificiale

Alba Pollozhani befason me fotografitë e reja – ndjekësit thonë se duket si inteligjencë artificiale

Disa fotografi të reja të publikuara së fundmi nga ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani, kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në imazhet që ka ndarë në Instagram, Alba duket dukshëm ndryshe nga ajo që publiku ishte mësuar të shihte gjatë më shumë se dy muajve sa qëndroi në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Ndjekës të shumtë kanë komentuar se ndryshimi është aq i madh, sa në disa fotografi ajo mezi dallohet.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë aluduar se imazhet janë tepër të edituara, ndërsa disa të tjerë kanë shkuar edhe më tej duke thënë se fotografitë duken sikur janë krijuar me inteligjencë artificiale.

Komentet në postimet ku janë shpërndarë fotot janë të shumta, ku një pjesë e ndjekësve shprehin habinë për ndryshimin e madh në pamje, ndërsa të tjerë kritikojnë përdorimin e tepërt të filtrave dhe editimeve.

Pollozhani që pas daljes nga Big Brother ka qenë më e qetë dhe më e tërhequr nga rrjetet sociale.

Edhe pse premtoi se do të mbulohet, një gjë e tillë nuk ka ndodhur akoma. /Telegrafi/


Foto: Instagram

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.