Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë ka qenë shumë e veçantë, pasi fituesi shkonte në Kampionatin Botërorë.
Për këtë ndeshje ka pasur interesim të jashtëzakonshëm nga tifozët dhe mediat, por jo vetëm ato shqiptare dhe turke, pasi edhe media të mëdha botërore ishin prezent në Fadil Vokrri.
E një mysafir special ishte gjithashtu i pranishëm në Kosovë, youtuberi anglez Theo Ogden i cili ndiqet nga rreth 2,5 milionë persona në YouTube dhe në rrjetet tjera sociale.
Ogden ka mbetur i impresionuar nga kultura në Kosovë, mikpritja dhe dashuria e vendit pro SHBA-ve dhe Anglisë.
Ai ka bërë një ‘Vlog’ mjaftë interesant, ku ka intervistuar edhe në kampin e Kosovës me futbollistin Florent Muslija, ndihmës trajnerin Atdhe Nuhiu dhe ish-kapitenin Samir Ujkanin.
“Kosova është një vend i mrekullueshëm. Është nder të jem i mirëpritur këtu, por një urime e madhe për Turqinë që luajti fort në fushë”, ka shkruar Theo Ogden pas ndeshjes.
Një promovim shumë i mirë për vendin nga një youtuber i famshëm që ndiqet nga miliona njerëz nga gjitha anët e botës. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com