KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pas Yamalit, edhe Pedri dënon thirrjet islamofobike gjatë ndeshjes së Spanjës kundër Egjiptit

Pas Yamalit, edhe Pedri dënon thirrjet islamofobike gjatë ndeshjes së Spanjës kundër Egjiptit

Mesfushori i Spanjës, Pedri, ka folur kundër diskriminimit fetar pas një ndeshjeje miqësore kundër Egjiptit (0-0) në Barcelonë, ku një pjesë e tifozëve shënjestruan myslimanët me thirrje ofenduese.

Incidenti ndodhi në ‘RCDE Stadium’ rreth minutës së 20-të të ndeshjes së luajtur të martën mbrëma.

Një pjesë e tifozëve filluan të brohorisnin, “Kush nuk kërcen është mysliman”, me disa spektatorë që kërcyen në ritëm.

Këto thirrje bënë që ylli i Spanjës, Yamal, të reagoj me kundërshtim, ndërsa pas tij ka reaguar edhe ylli tjetër i Barcelonës, Pedri.

“Ne nuk i miratojmë thirrjet raciste. Nuk na pëlqejnë dhe kategorikisht nuk i mbështesim”, deklaroi fillimisht Pedri.

“Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për ta zhdukur këtë nga fushat e futbollit”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.