Segmenti i Rrugës së Arbrit në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë së Klosit rrezikon të bllokohet për shkak të dëmtimit që ka pësuar në një gjatësi të konsiderueshme.
Rrëshqitja e tokës dhe murit mbrojtës ka vënë në rrezik gjithë trupin e Rrugës së Arbrit, pasi çarja është thelluar akoma më shumë.
Problemet në këtë segment kanë nisur pas reshjeve te shumta të shiut të rëna në fillim të këtij viti.
Banorët e fshatit Plan i Bardhë thonë se nëse nuk ndërhyhet shpejt, atëherë rruga jo vetëm rrezikon të shembet por probleme do të kenë edhe tokat që ndodhen poshtë saj.
Rruga ka pësuar dëmtime në disa segmente gjatë muajve të fundit, sidomos nga Tuneli Murrizit deri tek tuneli numër 2 në fshatin Shkallë të Xibrit./Vizion+