KORREKT / SOT12 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LVV ia kërkon Osmanit anëtarin e tretë në KQZ

LVV ia kërkon Osmanit anëtarin e tretë në KQZ

Sekretari Organizativ i LVV, Alim Rama, i është drejtuar me letër Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, duke kërkuar emërimin e anëtarit të tretë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga partia e tij.

Sipas letrës, kjo kërkesë bazohet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mospranimin e kërkesës së Presidentes për vlerësimin e konfliktit mes kompetencave kushtetuese sipas nenit 113 (3) (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës (Nr. i lëndës: KO81/26).

Alim Rama thekson se vullneti politik i qytetarëve, i shprehur me votë popullore në zgjedhjet e 28 dhjetorit, duhet të respektohet.

Ai shton se përfaqësimi i subjekteve politike në KQZ lidhet drejtpërdrejt me përfaqësimin parlamentar të dalë nga zgjedhjet, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të këtij parimi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.