Programi “Të rinjtë në Teknologji” është një iniciativë katërmujore edukative që ka përfshirë të rinj të moshës 15–18 vjeç nga pesë shkolla të mesme publike të Prishtinës, me syniminpër të zhvilluar aftësi praktike në robotikë, inteligjencë artificiale dhe teknologji të avancuara.
Programi është realizuar nga Fondacioni ‘Kosova Makers League’, me mbështetjen esponsorit gjeneral IPKO, duke krijuar një platformë konkrete për fuqizimin e të rinjve përmes teknologjisë.
Ky program është realizuar përmes tre trajnimeve fizike, të shoqëruara dhe me vizita në shkolla përgjatë trajnimeve. Trajnimi i parë, me gjithsej 31 pjesëmarrës, u fokusua në bazate programimit në Python dhe në njohjen me robotikën. Trajnimi i dytë trajtoi konceptetthemelore të inteligjencës artificiale dhe aplikimin e saj në kontrollin e robotëve, me rreth 30 pjesëmarrës.Ndërkohë, trajnimi i tretë, me 28 pjesëmarrës, kishte karakter thellësisht praktik dhe u orientua në ndërtimin e projekteve funksionale përmes moduleve elektronike.
Në total, gjatë tre moduleve janë regjistruar rreth 98 pjesëmarrës, ndërsa në kuadër tëprogramit janë mbajtur edhe tre sesione informuese pas çdo moduli, me gjithsej 22pjesëmarrës, si dhe janë realizuar vizita në shkolla që kanë përfshirë 57 nxënës. Programi u përmbyll me një panair prezantues, ku 34 pjesëmarrës prezantuan projektet e tyre dhe u certifikuan për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë programit. Ky bashkëpunim ndërmjet Kosova Makers League dhe IPKO dëshmoi rëndësinë e partneriteteve strategjike në avancimin e edukimit teknologjik në vend.
Ndikimi i programit reflektohet më së miri përmes përvojave të vetë nxënësve. Një nga pjesëmarrëset, Era Thaqi, nxënëse e SH.M.L. “Gjin Gazulli”, shprehet:
“Që nga momenti i parë kur jam njohur me programin ‘Të rinjtë në Teknologji’, përshtypjet e mia kanë qenë shumë pozitive. Programi ka qenë i organizuar mirë dhe ka ofruar një përvojë mësimore shumë të vlefshme për ne si të rinj.Pjesa praktike ka qenë veçanërisht e dobishme, pasi kemi pasur mundësinë të punojmë drejtpërdrejt me pajisje teknologjike moderne si roboti micro: Maqueen Plus, kamera HuskyLens dhe seti Arduino. Kjo na ka ndihmuar të kuptojmë më mirë programimin, robotikën dhe përdorimin e teknologjisë në praktikë. Ky program ka qenë një hap i rëndësishëm për nxënësit e shkollave të mesme dhe një përvojë shumë pozitive për mua”.
Nga kjo kuptojmë se programi “Të rinjtë në Teknologji” ka kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e aftësive teknike, bashkëpunimit, punës ekipore dhe vetëbesimit të të rinjve.
Ai kashërbyer si një urë lidhëse mes shkollës dhe teknologjive moderne, duke i orientuar nxënësitdrejt karrierave në inxhinieri, teknologji dhe inovacion, si dhe duke i përgatitur ata më mirëpër tregun e ardhshëm të punës.
Ky program dëshmon se investimi në edukimin teknologjik të të rinjve është investim në të ardhmen e shoqërisë sonë.