Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit mbajti sot kuvendin e gjashtë të partisë, informon Telegrafi Maqedoni.
Taravari në press konferencë foli mbi vendimet që u miratuan në këtë kuvend.
“Kongresi i fundit I rregullt I ASH-së u mbajt në vitin 2022. Së shpejti do të mbahet dhe kongresi i rradhës ndaj sot u miratua dorëheqja e kryesisë së partisë si dhe formimit të këshillit organizativ të kongresit i cili do të udhëhiqet nga Valbon Limani. Poashtu do të formohet dhe një komision për planifikimin e programit partiak në afat prej katër vitesh”, tha Taravari.
Taravari tha se kongresi duhet të mbahet deri në muajin qershor, më së largi deri në shtator.
Ai shtoi se nuk mund të jep një mendim të sigurt për zgjedhjet e parakohshme, sepse momentalisht vetëm OBRM-PDUKM e ka luksin për shpalljen e këtyrë zgjedhjeve. /Telegrafi/