Superkompjuteri i Opta ka përditësuar parashikimet për fituesin e Ligës së Kampionëve pas shortit të raundit të 16-të dhe rezultatet tregojnë një garë shumë të hapur në majën e Evropës.
Sipas projeksioneve, Arsenal mbetet favoriti kryesor për të fituar trofeun e parë në histori, edhe pse përqindja e tij ka rënë pak pas shortit. “Topçinjtë” kanë 27.40% shanse për triumf.
Në vendin e dytë qëndron Bayern Munich me 14.28%, ndërsa Liverpool ka rritur gjasat në 12.83% pasi shmangu një përballje me Atletico Madrid dhe do të luajë kundër Galatasaray.
Manchester City renditet i katërti me 10.79%, kryesisht për shkak të shortit shumë të vështirë kundër Real Madrid.
Renditja e plotë sipas Opta:
Arsenal — 27.40%
Bayern Munich — 14.28%
Liverpool — 12.83%
Manchester City — 10.79%
FC Barcelona — 7.72%
Chelsea — 6.86%
Newcastle United — 4.66%
Paris Saint-Germain — 4.64%
Real Madrid — 2.78%
Sporting CP — 2.73%
Atletico Madrid — 2.00%
Tottenham Hotspur — 1.22%
Atalanta — 1.06%
Bayer Leverkusen — 0.47%
Bodo/Glimt — 0.39%
Galatasaray — 0.17%
Barcelona përfitoi nga një gjysmë më e lehtë e shortit, por përballja me Newcastle mbetet e rrezikshme. Ndërkohë, Chelsea është përballur me një rrugë të vështirë pasi ndeshet me kampionët në fuqi, Paris Saint-Germain.
Parashikimet nuk janë optimiste për Real Madridin, i cili renditet vetëm i nënti dhe ende nuk ka bindur plotësisht në këtë edicion sipas modelit statistikor./Telegrafi/