Policia e Kosovës bëri të ditur se një rast të sulmit ndaj zyrtarit policor në fshatin Studenicë të Istogut.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 20:30.
“Njësiti policor ka ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa vendore. Gjatë kontrollit të dyshuarit i gjenden dy fishekë, ku pas gjetjes së tyre, i dyshuari që t’i shmanget kontrollit të mëtutjeshëm e godet zyrtarin policor dhe krijon hapësirë që të ikë nga vendi i ngjarjes. I dyshuari futet në mal, duke e lënë veturën dhe dokumentet personale”, thuhet në raport.
Më pas i dyshuari është paraqitur në stacion policor dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/