Një kompani nafte e lidhur me Britaninë e Madhe është objektiv i një sulmi me dron në Irak.
Një zjarr i madh shpërtheu në magazinat e naftës të Castrol në Erbil sot më herët, raporton agjencia irakiane e lajmeve Shafaq.
Castrol është në pronësi të kompanisë britanike British Petroleum. Megjithatë, kompania ra dakord të shesë 65 për qind të aksioneve të saj firmës amerikane të investimeve Stonepeak, shkruan skynews.
Një burim i kompanisë i tha agjencisë Shafaq se një dron ra brenda impiantit, duke shkaktuar dëme të mëdha pas ndezjes së një zjarri që përfshiu sasi të mëdha nafte.
Burimi citohet të ketë thënë se asnjë staf në vend nuk u lëndua nga sulmi, shkruan skynews.
Pamjet e ndara në rrjetet sociale tregojnë se çatia e një magazine në Erbil është shkatërruar, me flakë të mëdha dhe tym të dendur që dalin jashtë.
Ndryshe, Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar çdo punonjës që punon për kompani industriale të lidhura me SHBA dhe Izraelin në Lindjen e Mesme që të evakuohen, raporton agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnim. Ajo tha se sulmet do të fillonin sot. /Telegrafi/