Dy nga emrat më të njohur të hip-hopit shqiptar, Stresi dhe MC Kresha, kanë lansuar bashkëpunimin e tyre më të ri muzikor, duke sjellë për publikun këngën “Volum”, e cila tashmë është shoqëruar edhe me një videoklip profesional.
Projekti mban vulën e stilit autentik të të dy artistëve, të njohur për energjinë, tekstet e drejtpërdrejta dhe prezencën e fortë skenike.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Stresi dhe MC Kresha, ndërsa ‘beat’-i është realizuar nga producenti Gazu, duke krijuar një kombinim ritmik që i përshtatet në mënyrë perfektë interpretimit të tyre.
Foto: YouTube
Produksioni muzikor është bërë nga Techpro Records, ndërsa videoklipi është realizuar nën drejtimin e Danny Films, duke sjellë një pamje dinamike dhe urbane që përforcon mesazhin dhe energjinë e këngës.
“Volum” tashmë është publikuar në platformën YouTube, ku pritet të arrijë shikime të shumta dhe të marrë reagime pozitive nga fansat e dy artistëve.
Foto: YouTube
Me këtë bashkëpunim, Stresi dhe MC Kresha konfirmojnë edhe një herë pozicionin e tyre të fuqishëm në skenën hip-hop shqiptare, duke sjellë një projekt që reflekton përvojën, stilin dhe identitetin e tyre muzikor. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com