KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Tayna publikon këngën “Muza”, një detaj në klip ngjall dyshime për projekt të ri

Tayna publikon këngën “Muza”, një detaj në klip ngjall dyshime për projekt të ri

Artistja, Tayna, ka sjellë projektin e saj më të ri muzikor me titull Muza, të shoqëruar edhe me një videoklip që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Megjithatë, përtej vetë këngës, shumë detaje nga klipi duket se lënë të kuptohet se ky publikim mund të jetë vetëm një pjesë e një projekti më të madh.

Në disa momente të shkurtra të videos vërehen elemente që nuk duken të vendosura rastësisht, por që mund të kenë një domethënie të veçantë për planet e ardhshme të artistes.

Tayna/YouTube

Një ndër detajet që ka rënë më shumë në sy është një pajisje ku shihet qartë fjala “GENESIS”, e cila të krijon menjëherë përshtypjen e mundshme të një titulli albumi.

Tayna/YouTube

Ky element ka nxitur kureshtjen e fansave, duke shtuar dyshimet se Tayna mund të jetë duke paralajmëruar një projekt të ri muzikor.

Me këngën “Muza”, Tayna duket se është rikthyer te rrënjët e saj si rep-artiste, pasi projektet e saj të fundit kishin lëvizur drejt stileve të tjera muzikore jashtë rap-it. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.