Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është gjetur personi i raportuar i zhdukur në Istog.
Në raportin policor bëhet e ditur se personi është gjetur brenda në banesë pasi nuk po i përgjigjej thirrjeve telefonike dhe është dërguar për tretman mjekësor.
“Rr. Fadil Ferati, Istog 12-13.02.2026 – NN. Është raportuar se viktima i moshuar mashkull kosovar, i cili kishte qenë duke jetuar i vetëm në banesë, nuk iu kishte përgjigje thirrjeve telefonike të familjarëve të tij, andaj njësiti policor së bashku me dëshmitarin i afërm i viktimës, në konsultim me prokurorin me forcë kanë hapë derën e banesës. Brenda është gjet viktima me shenja jete i cili me urgjencë është dërguar te mjeku dhe gjendet duke marr tretman mjekësor në spitalin rajonal Pejë”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/