Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se gjatë javës së kaluar janë regjistruar 30 lindje, nga të cilat 18 vajza dhe 12 djem.
Përveç shërbimeve obstetrike, spitali ka ofruar edhe një gamë të gjerë shërbimesh mjekësore:
- 3,030 vizita specialistike
- 220 pranime të reja pacientësh
- 187 pacientë të shtrirë mesatarisht në një ditë
- 1,525 pacientë kanë kryer gjithsej 18,327 analiza laboratorike
- 74 operacione të kryera me sukses
- 207 seanca dialize
Nga shërbimet diagnostike janë realizuar:
- 735 rëntgen
- 279 ultrazëra
- 81 MRI
- 56 mamografi
- 48 ekokardiografi
- 12 ergometri
- 20 gastroskopi
- 10 kollonoskopi
Gjithashtu, janë kryer 238 shërbime fiziatrike për pacientët që kanë nevojë për rehabilitim dhe trajtim të veçantë fizik.
Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka theksuar se këto aktivitete pasqyrojnë angazhimin e stafit mjekësor për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe vazhdimisht të përmirësuara për qytetarët e rajonit. /Telegrafi/