Policia e rajonit të Tetovës njofton se gjatë ditës së djeshme janë konfiskuar tri vetura pasi shoferët që po i drejtonin të njëjtat, nuk kishin patenta shoferi.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se pas dokumentimit të rasteve, do të vijojnë parashtresat përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal të RMV-së “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”.
“Më 12.04.2026 në ora 17:25 në Gostivar, punonjësit policorë nga Stacioni Policor për siguri në komunikacionin rrugor Gostivar kanë privuar nga liria personin D.H. (41) nga Shkupi, pasi ka drejtuar automjetin motorik „Mercedes“ me targa të Shkupit, pa provim të dhënë për shofer. Automjeti është konfiskuar dhe mbajtur për procedurë të mëtejshme”.
“Pastaj, po atë ditë në ora 17:35, në rr. „Bllagoja Toska“ në Tetovë, punonjësit policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin N.K. (28) nga fshati Tearcë. Gjatë kontrollit është vërtetuar se i njëjti ka drejtuar automjetin motorik „Volkswagen Polo“ me targa të Tetovës pa leje drejtimi. Automjeti është konfiskuar dhe mbajtur për procedurë të mëtejshme”.
“Më 13.04.2026 në ora 02:30, në rrugën magjistrale në Gostivar, punonjësit policorë kanë privuar nga liria S.A. (25) nga Gostivari. Personi ka drejtuar automjetin motorik „Volkswagen Touran“ me targa të Gostivarit pa provim të dhënë për shofer. Automjeti është konfiskuar dhe mbajtur për procedurë të mëtejshme”, thonë nga SPB-Tetovë.