Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    Çka e shkaktoi zjarrin vdekjeprurës në Zvicër, tregon Prokuroja e Përgjithshme

    January 2, 2026

    Vetëdorëzohet i dyshuari për “vrasje të rëndë në tentativë” në Pejë

    January 2, 2026

    Dhjetëra automjete bllokohen nga bora në qarkun Shkodër

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Çka e shkaktoi zjarrin vdekjeprurës në Zvicër, tregon Prokuroja e Përgjithshme
    • Vetëdorëzohet i dyshuari për “vrasje të rëndë në tentativë” në Pejë
    • Dhjetëra automjete bllokohen nga bora në qarkun Shkodër
    • Mediat perëndimore për Budanovin: Shefi pragmatik që po fiton peshë politike në Ukrainë
    • Igli Tare thotë se Fullkrug e ka befasuar Milanin, e mohon largimin e Nkunkut
    • Natalie Portman shkëlqen në plazh pas divorcit, feston Vitin e Ri në St. Barts
    • Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje
    • Në Norvegji gati të gjithë veturat e reja janë elektrike
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 2
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Spasovski: Në vendet fqinje për kartonin e gjelbër paguajnë deri në 10 euro, ndërsa tek ne paguhet 5.500 denarë

    Spasovski: Në vendet fqinje për kartonin e gjelbër paguajnë deri në 10 euro, ndërsa tek ne paguhet 5.500 denarë

    korrektpressBy korrektpressDecember 25, 2025 Kartoni i gjelbër 3 Mins Read
    Spasovski: Në vendet fqinje për kartonin e gjelbër paguajnë deri në 10 euro, ndërsa tek ne paguhet 5.500 denarë
    Spasovski: Në vendet fqinje për kartonin e gjelbër paguajnë deri në 10 euro, ndërsa tek ne paguhet 5.500 denarë
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Koordinatori i Grupit Parlamentar të LSDM-së dhe deputet, Oliver Spasovski, në seancën e sotme të Kuvendit për pyetje deputetësh, i drejtoi pyetje ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, lidhur me çmimin e lartë të kartonit të gjelbër për automjetet, i cili u nevojitet qytetarëve për udhëtime jashtë vendit.

    Pyetja kishte të bënte me mbrojtjen e palëve të treta dhe pasurisë së tyre nga pasojat e aksidenteve në komunikacion, përkatësisht me detyrimin ligjor të pronarëve të mjeteve motorike që, gjatë regjistrimit dhe kontrollit teknik të automjeteve, të kenë sigurim – pra sigurim të brendshëm për territorin e shtetit.

    Spasovski theksoi se këtë pyetje e ka parashtruar edhe me shkrim më 12 shkurt të këtij viti, por deri më sot nuk ka marrë përgjigje nga ministrja.

    “Kjo është një pyetje që edhe qytetarët e Maqedonisë ia parashtrojnë vetes si një nga temat e rëndësishme. Ajo lidhet me mbrojtjen e palëve të treta dhe pasurisë së tyre nga pasojat e aksidenteve në komunikacion, si pronarë të mjeteve motorike që janë të detyruar, sipas ligjit, të kenë sigurim gjatë regjistrimit dhe kontrollit teknik të automjeteve – përkatësisht sigurim të brendshëm për territorin e shtetit. Megjithatë, ekziston edhe mundësia që të gjithë ata që udhëtojnë jashtë vendit kanë detyrim të sigurojnë, përkatësisht të blejnë sigurim për jashtë vendit ose të ashtuquajturin karton i gjelbër i sigurimit. Ata nuk blejnë vetëm një vërtetim ndërkombëtar për sigurimin e automjetit, por bëjnë edhe zgjerim të sigurimit me vlefshmëri edhe për jashtë vendit. Ky dokument ende është i domosdoshëm për hyrje me mjete motorike në cilindo shtet të Evropës dhe aktualisht, për automjetet e udhëtarëve, kushton rreth 5.500 denarë me vlefshmëri prej një viti. Çmimi i kartonit të gjelbër në vendet e rajonit është dukshëm më i ulët se çmimi në Maqedoni dhe arrin 5 ose 10 euro, të cilat paguhen së bashku me regjistrimin dhe me sigurimin e policës për sigurim të brendshëm. Pyetja ime është nëse planifikohet një qasje tjetër lidhur me sigurimin e kartonit të gjelbër, përkatësisht ulja e çmimit të tij, pasi ekzistojnë disa mënyra dhe mekanizma për të arritur uljen e çmimit të kartonit të gjelbër”, tha Spasovski.

    Spasovski pyeti se a mendon Ministria e Financave lehtësim financiar të kësaj procedure.

    “I kam të gjitha analizat, si dhe ndryshimet ligjore në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi, të cilat kanë marrëveshje të veçanta me disa shtete, ku mund të hyhet me marrëveshje bilaterale pa karton të gjelbër. Në fakt, Maqedonia ka një marrëveshje të tillë bilaterale me Slloveninë, një nga shtetet e rralla ku as targat maqedonase dhe as ato sllovene nuk kanë nevojë të paraqesin karton të gjelbër.Prandaj pyes nëse Qeveria, përkatësisht Ministria e Financave, planifikon ndryshime të caktuara në çmimin e kartonit të gjelbër, me qëllim që t’u ndihmojë qytetarëve të mos paguajnë një çmim kaq të lartë dhe të kenë lëvizje normale jashtë vendit, ashtu siç është zgjidhur kjo çështje te fqinjët tanë. Nëse shohim, secili prej shteteve përreth nesh paguan 5 ose 10 euro së bashku me sigurimin e brendshëm dhe, në këtë mënyrë, qytetarët mund të lëvizin edhe jashtë shtetit të tyre, përkatësisht në rajon dhe më gjerë”, u shpreh Spasovski.

    TË TJERA

    MF-Maqedoni: Vitin 2026 e presim me financa publike të stabilizuara dhe siguri më të madhe ekonomike

    LSDM: Ekziston një operacion i koordinuar për të shkatërruar LSDM-në nga brenda

    LSDM: Prokuroria Publike duhet të hapë lëndë penale për tenderin kriminal prej 1.2 milion eurosh

    MF-Maqedoni: Do të vendoset sistemi inteligjent transportues në Korridorin 10, marrëveshja e grantit u nënshkrua me Bankën Botërore

    LSDM: Për sa tenderë e shet ZNAM-i Maqedoninë?

    LSDM akuzon se “Posta e Maqedonisë” i ka dhënë tender me vlerë 1,2 milionë euro një kompanie të afërt me “ZNAM”

    Despotovski nga LSDM: Partia ka pasur dhe do të ketë personalitete shumë më të mëdha se kryetari aktual, Venko Filipçe

    LEXO GJITHASHTU

    Çka e shkaktoi zjarrin vdekjeprurës në Zvicër, tregon Prokuroja e Përgjithshme

    January 2, 2026

    Vetëdorëzohet i dyshuari për “vrasje të rëndë në tentativë” në Pejë

    January 2, 2026

    Dhjetëra automjete bllokohen nga bora në qarkun Shkodër

    January 2, 2026

    Mediat perëndimore për Budanovin: Shefi pragmatik që po fiton peshë politike në Ukrainë

    January 2, 2026
    TË TJERA

    Igli Tare thotë se Fullkrug e ka befasuar Milanin, e mohon largimin e Nkunkut

    January 2, 2026

    Natalie Portman shkëlqen në plazh pas divorcit, feston Vitin e Ri në St. Barts

    January 2, 2026

    Aksident me fatalitet në Mavrovë, policia me detaje

    January 2, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.