KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Stankov: Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në vitin 2030 do të jetë elektronik

Stankov: Regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në vitin 2030 do të jetë elektronik

Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave, Dejan Stankov, thotë se regjistrimi i ardhshëm i popullsisë në nivel global është planifikuar të kryhet rreth vitit 2030, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Enti Shtetëror i Statistikave, si një institucion serioz, ka filluar përgatitjet për regjistrimin e ardhshëm të popullsisë dhe ka filluar aktivitetet për të krijuar një sistem statistikor të bazuar në regjistra. Qëllimi ynë është që regjistrimi i ardhshëm i popullsisë të kryhet në mënyrë elektronike, pra duke përdorur burime administrative”, tha Stankov.

Për këtë qëllim, theksoi Stankov, janë filluar aktivitetet për të krijuar regjistra statistikorë të popullsisë ku, së bashku me institucionet që janë bartës të koleksioneve të të dhënave administrative, po punohet për të shqyrtuar cilësinë e të dhënave.

“Ajo që ne si shtet duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme është të punojmë së bashku, të gjitha institucionet, për të përmirësuar cilësinë e burimeve administrative, pra ta sjellim atë në një nivel që është i përshtatshëm për standardet statistikore dhe kështu të kryejmë një regjistrim të bazuar në regjistra”, tha Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave.

Regjistri i popullsisë, sipas Stankov, ofron edhe përfitime të tjera, të tilla si një vlerësim i popullsisë bazuar në të gjitha burimet administrative, dhe jo vetëm siç bazohet tani në statistikat dhe të dhënat jetësore mbi migrimin dhe emigrimin, ku burimi është Ministria e Brendshme.

Sipas standardeve statistikore, ai theksoi se ligji kur kryhet një regjistrim duhet të miratohet të paktën një vit para se të kryhet regjistrimi. Sot, sipas tij, jemi shumë më të përgatitur sesa 5 ose 10 vjet më parë për të kryer një regjistrim elektronik./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.