Edicioni i katërt i spektaklit Big Brother VIP Kosova po shkon drejt finales së madhe, ndërsa mbrëmjen e sotme në shtëpinë më të famshme në vend është zhvilluar një nga momentet më simbolike të rrugëtimit – “Darka e finalistëve”.
Atmosfera ka qenë e mbushur me emocione, reflektime dhe diskutime të hapura mes banorëve, të cilët kanë ndarë mendimet e tyre për lojën, rrugëtimin dhe raportet e krijuara gjatë qëndrimit në reality show.
Gjatë bisedave, finalistët prekën tema të ndryshme, duke rikujtuar momentet më të forta dhe sfidat që kanë kaluar përgjatë këtij formati të gjatë.
Mes tyre, finalistja Hygerta u shpreh e sinqertë për ndjesitë e saj dhe për mënyrën si e sheh veten në prag të finales. Ajo tha: “Unë jam përpjekur të bëjë një lojë fer, të tregojë vetën time, me të gjitha ngjyrat e mia. Jam munduar të tregojë Hygertën që është edhe jashtë edhe këtu brenda”.
Deklarata e saj tregoi jo vetëm pasigurinë për rezultatin final, por edhe bindjen se ka qëndruar autentike gjatë gjithë eksperiencës.
Ndërsa finalja afrohet, tensioni dhe pritshmëritë rriten, duke e bërë çdo moment brenda shtëpisë edhe më domethënës për banorët që kanë arritur deri në këtë fazë. /Telegrafi/