Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-futbollisti i njohur kosovar Suad Keqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Trajneri i njohur ka rrëfyer edhe për kohën sa ishte pjesë e ekipit përfaqesues të Kosovës, duke kujtuar edhe miqësoret që i kishte zhvilluar me ta gjatë viteve të 90-ta.
“Ndoshta kjo ka qenë sezona më e mirë e imja në Kosovë, ku kam qenë golashënuesi i dytë me 9 gola”.
“Mendoj se në atë kohë po ashtu, edhe këtu e kemi pasur një ekip të them ku katër-pesë lojtarë kemi qenë edhe reprezentues ku edhe e zhvillojmë ndeshjen në Kavajë kundër reprezentacionit të Shqipërisë, ka qenë edhe një reprezentacion i shqiptarëve nga Amerika dhe Besa e Kavajës”.
“Përzgjedhës ka qenë Bylbyl Sokoli. E në 1992 kam qenë në Tetovë kam qenë me reprezentacion të Kosovës si 18-vjeçar”.
“Është ndeshja e parë e reprezentacionit të Kosovës që luhet jashta kufijve”, ka rrëfyer mes tjerash Keqi.
Episodin e plotë me Suad Keqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com