Komuna e Prishtinës ka njoftuar për shtimin e frekuencës së qarkullimit në linjën 1A Aeroport – Prishtinë, në prag të zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Turqi.
Sipas njoftimit, kjo masë është ndërmarrë në bashkëpunim me Trafikun Urban, për shkak të rritjes së kërkesës për transport gjatë datave 31 mars dhe 1 prill.
Gjatë këtyre dy ditëve, autobusët në këtë linjë do të qarkullojnë çdo një orë, duke filluar nga ora 06:00 deri në orën 24:00.
Nisjet do të realizohen nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë, në të dy drejtimet.
Autoritetet komunale kanë bërë të ditur se kjo rritje e frekuencës synon të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve dhe të udhëtarëve gjatë periudhës së zhvillimit të ndeshjes. /Telegrafi/