Presidenti amerikan Donald Trump nuk është i befasuar nga sulmi i fundit i Rusisë ndaj Ukrainës, sipas sekretares së tij të shtypit Karoline Leavitt.
E presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se po pret një reagim të SHBA-së ndaj sulmeve të natës, transmeton Telegrafi.
Leavitt u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë: “Fola me presidentin për këtë mëngjes dhe reagimi i tij për fat të keq nuk ishte i befasues”.
“Këto janë dy vende që kanë qenë të angazhuara në një luftë brutale për disa vite, një luftë që nuk do të kishte filluar kurrë nëse presidenti do të ishte ende në detyrë. Ajo filloi për shkak të dobësisë dhe paaftësisë së presidentit Biden”, shtoi ajo.
Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Donald Trump pretendoi vazhdimisht se mund ta përfundonte luftën brenda një dite. Ka kaluar më shumë se një vit i plotë në detyrë dhe lufta nuk tregon shenja të një fundi të menjëhershëm. /Telegrafi/