KORREKT / SOT31 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?

Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?

ChatGPT është rikthyer në funksionim normal pas një ndërprerjeje të përkohshme që preku një numër përdoruesish.

Gjatë kësaj kohe, shërbimi hasi vështirësi teknike, duke shkaktuar vonesa dhe pamundësi qasje.

Ekipi teknik punoi për zgjidhjen e problemit dhe ka konfirmuar “se platforma tashmë funksionon normalisht. Përdoruesit mund të vazhdojnë ta përdorin shërbimin pa kufizime”.

Pse kishte rënë për ca kohë?

ChatGPT aktualisht po përjeton një ndërprerje të konsiderueshme, duke lënë mijëra përdorues të mos kenë qasje në inteligjencën artificiale në të gjitha platformat.

Sipas të dhënave të gjurmimit nga Down Detector, problemet filluan të shfaqen rreth orës 3:00 pasdite ET.

“Ne kemi identifikuar problemin, kemi zbatuar masat e nevojshme zbutëse dhe po monitorojmë rikuperimin. Ne kemi identifikuar se përdoruesit po përjetojnë gabime të shumta gjatë marrjes së shërbimeve”, thuhet në njoftimin e ChatGPT.

Ndryshe, shkalla e problemit u përshkallëzua me shpejtësi, ku problemet e raportuara u rritën në mbi 10 mijë raste brenda vetëm pesëmbëdhjetë minutash.

Përdoruesit që përpiqen të përdorin shërbimin aktualisht po përballen me probleme të lidhjes ose kërkesa të dështuara pasi platforma mbetet e paqëndrueshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.