Një person (shtetas i Turqisë) është arrestuar pasi i njëjti dyshohet se në rrjetet sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 13:20, në Lipjan.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.
“Lipjan/11.03.2026-113:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi i njëjti dyshohet se në rrjetet sociale ka shkarkuar dhe ka shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/