KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Gjesti i shëmtuar i Enzo Fernandez ndaj Vitinhas pas ndeshjes PSG-Chelsea

Gjesti i shëmtuar i Enzo Fernandez ndaj Vitinhas pas ndeshjes PSG-Chelsea

Mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez, u zemërua pas humbjes së thellë 5-2 të skuadrës së tij ndaj Paris Saint-Germain në ndeshjen e parë të 1/8-tës së Ligës së Kampionëve në Parc des Princes.

Blutë u kundërpërgjigjën dy herë me anë të Malo Gustos dhe vetë Fernandez deri në barazimin 2-2, por u shembën në fund të ndeshjes kur Vitinha shfrytëzoi një gabim të Filip Jorgensen për të shënuar golin e tretë të PSG-së, përpara se dy golat e Khvicha Kvaratskhelias të siguronin epërsinë e fortë.

Pas ndeshjes, një video që u bë virale kapi tensionin: ndërsa Vitinha iu afrua për një shtrëngim duarsh me respekt, Enzo e shtyu atë në mënyrë agresive.

Vitinha u përpoq të fliste, por Fernandez e injoroi plotësisht, duke u larguar i frustruar mes humbjes së rëndë.

from psg

Gjesti i shëmtuar ka shkaktuar reagime të ashpra në internet, me tifozët që e kanë quajtur atë josportiv, veçanërisht duke pasur parasysh respektin e ndërsjellë që pritet pas përplasjeve të tilla.

Nata e Fernandez ishte tashmë e nxehtë pasi ai u pa duke u tërbuar me Jorgensen më parë, madje duke e hedhur topin drejt portierit të tij.

Një fund i hidhur për një mbrëmje kaotike për Chelsean, të cilët tani përballen me një mal në ndeshjen e kthimit në Stamford Bridge.

Vitinha qeshi i fundit gjithsesi, me ekipin e tij që fitoi me tre gola diferencë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.