Shorti i Ligës së Kombeve është hedhur dhe tashmë janë mësuar grupet e Ligës A, ku pritet rivalitet i ashpër mes disa prej kombëtareve më të forta të Evropës.
Në Grupin A1 bëjnë pjesë Franca, Italia dhe Belgjika, Turqia në një grup që premton spektakël dhe përplasje të forta mes gjigantëve tradicionalë dhe një Turqie ambicioze që synon të prishë balancat. Franca dhe Italia hyjnë si favoritë në letër, ndërsa Belgjika kërkon rikthimin në majat e futbollit evropian.
Grupi A2 sjell një tjetër përballje të madhe ku do të përballen Gjermania dhe Holanda, teksa grupin e kompletojnë Serbia dhe Greqia.
Dy kombëtaret e mëdha të Evropës Qendrore dhe Perëndimore konsiderohen pretendente kryesore për ta fituar grupin dhe në këtë drejtim pritet të ketë një rivalitet të ashpër.
Në Grupin A3, Spanja do të ketë përballë Kroacinë, Anglinë dhe Çekinë. Ky është padyshim një nga grupet më të forta, me tre kombëtare që kanë qenë rregullisht në fazat përfundimtare të turneve madhorë.
Dueli mes Spanjës dhe Anglisë pritet të jetë një nga përballjet më të ndjekura të kësaj faze, ndërsa Kroacia mbetet gjithmonë një skuadër shumë e rrezikshme në kompeticionet ndërkombëtare.
Ndërkohë, në Grupin A4, Portugalia do të sfidohet nga Danimarka, Norvegjia dhe Uellsi.
Portugezët konsiderohen favoritë, por Danimarka dhe Norvegjia kanë ndërtuar skuadra shumë konkurruese, ndërsa Uellsi shpesh ka treguar karakter në ndeshje të mëdha.
Me këto grupe, Liga e Kombeve premton përballje spektakolare dhe emocione të mëdha.
Çdo grup ka rivalitete historike, përplasje stilesh dhe shumë cilësi individuale, çka garanton një edicion të luftuar deri në fund./Telegrafi/