Drama në mes të Lim Hotit dhe Alba Pollozhanit duket se po vazhdon edhe jashtë Big Brother-it.
Dyshja, të cilët u komentuan tejet shumë për raportin e tyre sa ishin në këtë format, po marrin akoma vëmendje.
Ka qenë ish-banorja që së fundmi e akuzoi Limin për një situatë që ka të bëj me Ditën e të Dashuruarve.
Foto: Instagram
“Ai shiu s’ka për të të lulëzuar asnjëherë. Përderisa edhe lulet që më bëre dhuratë për Shën Valentin shkove i postove sikur ke femër tjetër me fotografi të vjetër”, ka shkruar ajo në një postim në InstaStory.
Limi në anën tjetër ka postuar në InstaStory një buqetë me trëndafila të kuq.
Foto: Instagram
“Mbaj diellin, shpëtoje nga shiu”, shkroi në tjetrin postim që duket se ndërlidhet me të.
Sidoqoftë, ata duket se edhe jashtë formatit po vazhdojnë të jenë në kontakt e të kenë përplasje me njëri-tjetrin. /Telegrafi/
Foto: Instagram