Shell Kosova ka përmbyllur fushatën e saj humanitare të zhvilluar gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa fondet e mbledhura tashmë janë dorëzuar për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”.
Gjatë kësaj periudhe, çdo furnizim me karburant është shndërruar në një kontribut konkret, ku nga çdo litër i shitur është ndarë nga gjysmë cent për bamirësi. Në këtë mënyrë, një veprim i zakonshëm është shndërruar në ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet në nevojë.
Përmes bashkëpunimit me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, kjo mbështetje do të përdoret për të mbështetur familjet në nevojë, duke ndihmuar në lehtësimin e sfidave që ato përballin çdo ditë dhe duke ofruar më shumë siguri në jetën e tyre.
Kjo mundësi reflekton një qasje ku veprimet e zakonshme marrin kuptim më të gjerë, duke u kthyer në përkrahje reale për komunitetin.
Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e themeluar në fund të vitit 2009, fillimisht e ka nisur aktivitetin e saj përmes hapjes së kuzhinave humanitare për shpërndarjen e ushqimit në disa qytete të Kosovës. Me kalimin e kohës, angazhimi i saj është zgjeruar duke përfshirë ndërtimin e shtëpive dhe blerjen e banesave për familjet në nevojë, ofrimin e bursave për jetimë dhe studentë, si dhe ndërtimin e një shtëpie rezidenciale për të moshuarit.
Për detaje të tjera rreth shoqatës klikoni këtu: Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit
Për më shumë informacione vizitoni faqet në:
Facebook: Shell Kosova
Instagram: shellkosova
Website: kosovo.shell.com