Administrata Trump ka zhvilluar një plan ambicioz të quajtur “Sunrise” për Rripin e Gazës, i cili synon të transformojë rajonin në një mënyrë radikale gjatë dy dekadave të ardhshme.
Projekti, që vlerësohet të kushtojë rreth 112 miliardë dollarë, ka për qëllim të krijojë një metropol luksoz dhe modern me teknologji të avancuar, duke e kthyer Gazën në një destinacion unik ndërkombëtar.
Ideja kryesore është propozuar nga dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, së bashku me të dërguarin special Steve Witkoff.
Sipas planit, transformimi i Gazës do të përfshijë pastrimin nga minat dhe eksplozivët, ndërtimin e qyteteve të reja dhe krijimin e nyjeve moderne transporti për të lehtësuar qarkullimin brenda dhe jashtë rajonit, shkruan wallstreetjournal.
Projekti gjithashtu synon zhvillimin e infrastrukturës luksoze, zonave turistike, qendrave teknologjike dhe hapësirave të reja biznesi, duke e kthyer Gazën në një destinacion ekonomik dhe turistik.
Megjithatë, mbeten shumë pyetje të mëdha pa përgjigje. Nuk është e qartë se nga do të vijnë fondet për një projekt kaq të shtrenjtë dhe të madh, dhe gjithashtu nuk dihet se ku do të vendosen banorët aktualë palestinezë gjatë dhe pas zhvillimit të këtij plani.
Kritikat e mundshme për përjashtimin e komunitetit lokal dhe sfidat politike rajonale mbeten çështje të paqartë që mund të ndikojnë ndjeshëm në realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/