Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Rijad Shaqiri tha në Tv Shenja se kishte parashtruar një kërkesë deri tek Sekretari Gjeneral i Kuvendit, në gjuhën shqipe, por e njejta as nuk është vulosur.
Ai shtoi se në Kuvend nuk respektohet gjuha shqipe, ndaj dhe po sulmohen deputetët e opozitës shqiptare nga disa media të afërta me pushtetin.
“I kam edhe dëshmitë me vete. Më vjen keq se në momentin që ne si deputetë shqiptar, mundohemi ta sulmojmë OBRM-PDUKM-në, nuk merremi aspak me VLEN-in, sepse është ajo thënia famoze ‘Zot, fali se nuk dinë çfarë bëjnë’ nuk jemi marrë asnjëherë me ta se nuk kam kohë të merrem se e di kapacitetin e tyre, edhe… ne kishim përplasje me nënkryetarin e OBRM-PDUKM-së, më vjen keq se si mund të kenë një orkestrim të tillë kur ne si shqiptarë ballafaqohemi me maqedonasit, portalet të cilët i kontrollojnë ata, neve na sulmojnë”, deklaroi deputeti Shaqiri, duke shtuar se kërkesës shqip “as vulë në arkiv nuk i vendosin”, tha Shaqiri.
Më pas ai deklaroi se përgjigja të cilën e ka marrë nga sekretarja e parlamentit është vetëm në një gjuhë në gjuhën maqedonase.