Close Menu
    What's Hot

    “Nuk do të lejojmë që të tjerët të diskreditojnë stemën tonë”, Laporta i kundërpërgjigjet Real Madridit mes akuzave të ashpra

    December 19, 2025

    Policia e Gjilanit shqipton 1,440 gjoba trafiku brenda një jave

    December 19, 2025

    “S’dua të njoh asnjë mashkull, keqpërdorin edhe mirësinë e një femre për audiencë”, Alba plas në vaj pas largimit nga darka

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • “Nuk do të lejojmë që të tjerët të diskreditojnë stemën tonë”, Laporta i kundërpërgjigjet Real Madridit mes akuzave të ashpra
    • Policia e Gjilanit shqipton 1,440 gjoba trafiku brenda një jave
    • “S’dua të njoh asnjë mashkull, keqpërdorin edhe mirësinë e një femre për audiencë”, Alba plas në vaj pas largimit nga darka
    • TikTok nënshkruan marrëveshje për të shmangur ndalimin në SHBA
    • Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich
    • Nisin punimet për instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë në NPL “Higjiena” të Deçanit
    • Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, përgatitje për fluksin e mërgimtarëve
    • Gjorgjievski: Do të përpiqem që për Vitin e Ri të kemi edhe një këngëtar shqiptar, mjaft më me ndarje
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, December 19
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»Aleksandar vuçiq

    Serbia nuk do të ketë përfaqësues në Samitin e BE-së – për herë të parë në 14 vitet e fundit

    korrektpressBy korrektpressDecember 17, 2025 Aleksandar vuçiq 2 Mins Read
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Serbia sot nuk do të ketë përfaqësues në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor në Bruksel, njoftoi sot presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Ky i fundit tha se “as ai dhe as askush tjetër” nuk do të shkojë në Bruksel, duke theksuar se ka biseduar me shumë liderë evropianë dhe se është mirënjohës për respektin që ndaj Serbisë kanë treguar Ursula von der Leyen (presidentja e Komisionit Evropian) dhe Antonio Costa (president Këshilli i Evropës), raporton nova.rs.

    “Për herë të parë në 13 ose 14 vitet e fundit, as unë dhe as dikush tjetër nuk do të shkojmë në atë konferencë ndërqeveritare. Askush nuk do ta përfaqësojë Republikën e Serbisë, kështu që Ballkani Perëndimor do të jetë pa Republikën e Serbisë”, tha presidenti për RTS.

    Sipas tij, këtë vendim e merr për hir të qytetarëve të Serbisë, pavarësisht se e di që kjo do të hasë kritika në Bruksel. Ai theksoi se vendimin e ka marrë personalisht dhe se qeveria serbe nuk duhet të përballet me asnjë lloj presioni për këtë çështje.

    “Mendoj se në këtë mënyrë po e mbroj Serbinë dhe interesat e saj. Serbia është në anën e vet, sado që kjo të mos u pëlqejë Uashingtonit, Brukselit apo Moskës”, tha Vuçiq, duke shtuar se do të mbeten në rrugën evropiane për aq kohë sa ai është president, ndërsa më pas, shtoi ai, “do të shohim”.

    I pyetur për rezervat valutore, Vuçiq theksoi se Serbia nuk ka probleme me kursin e këmbimit, pasi disponon 36 miliardë euro rezerva valutore dhe se mund ta “mbrojë kursin për vite me radhë”.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos shqetësohen, duke theksuar se nuk ka asnjë problem në këtë drejtim. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Deputeti serb, Boskoviq: Vuçiq i ka kërkuar KFOR-it të hapë rrugën për grupin e Radoiçiqit që shqiptarët të mos i vrasin

    Kosova për herë të parë në raportet e OSOR për softuerin me burim të hapur, kontribuon Arianit Dobroshi

    Pas vdekjes së çetnikut Aleksiq, gazetari kroat: Vuçiq eliminoi dëshmitarin kryesor të “Sarajevo Safarit”

    Costa: Maqedonia e Veriut e di se çfarë duhet të bëjë për anëtarësim në BE

    ‘Si mund të shpërbëhet BE-ja tani’ – Zelensky shpjegon arsyet për përdorimin e aseteve të ngrira ruse

    Udhëheqësit e BE-së përballen me një vendim të rëndësishëm për t’i dhënë hua Ukrainës paratë e ngrira të Rusisë

    Von der Leyen: 205 milionë euro për Kosovën pas lehtësimit të masave të BE-së

    LEXO GJITHASHTU

    “Nuk do të lejojmë që të tjerët të diskreditojnë stemën tonë”, Laporta i kundërpërgjigjet Real Madridit mes akuzave të ashpra

    December 19, 2025

    Policia e Gjilanit shqipton 1,440 gjoba trafiku brenda një jave

    December 19, 2025

    “S’dua të njoh asnjë mashkull, keqpërdorin edhe mirësinë e një femre për audiencë”, Alba plas në vaj pas largimit nga darka

    December 19, 2025

    TikTok nënshkruan marrëveshje për të shmangur ndalimin në SHBA

    December 19, 2025
    TË TJERA

    Kane po mbush boshllëkun e Muller te Bayern Munich

    December 19, 2025

    Nisin punimet për instalimin e sistemit të ngrohjes me biomasë në NPL “Higjiena” të Deçanit

    December 19, 2025

    Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë, përgatitje për fluksin e mërgimtarëve

    December 19, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.