Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Selena Gomez, shkaktoi shumë reagime pasi i puthi këmbët bashkëshortit të saj Benny Blanco në ‘podcast’-in e tij “Friends Keep Secrets”.
Shumë besojnë se kjo është një mënyrë për të poshtëruar veten.
Pasi ajo u përkul dhe i puthi këmbën, ai buzëqeshi, iu drejtua reperit Dave Burd dhe gruas së tij Batlaucco dhe i pyeti: “A ju pëlqen kjo?”.
Foto: X
Selena tha, “Mos e bëj këtë problem të madh” dhe ai tha, “Jo, nuk e bëra. Më pëlqeu. Më bëri të ndihem mirë. Të dua shumë”.
Ajo e mbështeti bashkëshortin e saj në këtë mënyrë pasi ai u pa së fundmi me këmbë të ndyra në të njëjtin ‘podcast’, pas të cilit mori shumë kritika.
Foto: X
Shumë veta nuk mund ta besojnë që Selena vendosi të ndërmarrë këtë hap.
“Shpresoj që kjo të jetë inteligjencë artificiale”, “Po i bën të gjitha këto vetëm për ta bërë Justin Bieberin xheloz?”, “Nuk mund ta besoj sa shumë po e poshtëron veten”, “Kjo është vërtet patetike”, janë disa nga komentet për X. /Telegrafi/