Ekipet e terrenit të KRU “Hidrodrini” Sh.A. – Njësia Operative në Klinë, të mbështetura edhe me teknikë të rëndë, kanë sanuar pesë prishje serioze në rrjetin e ujësjellësit, duke parandaluar humbje të mëdha të ujit dhe duke përmirësuar furnizimin për disa lagje të qytetit.
Sipas njoftimit të kompanisë, ndërhyrjet janë realizuar në tri lagje të Klinës. Në lagjen “Arbëria”, në rrugën “Lekë Marleku”, është riparuar një dëmtim në gypin e ujësjellësit me dimension 160 milimetra.
Po ashtu, në lagjen “Tikvesh” janë sanuar dy prishje të tjera, të cilat kishin shkaktuar dëme të konsiderueshme në oborret e banorëve dhe në infrastrukturën rrugore, konkretisht në rrugët “Mic Sokoli” dhe “Shaban Sadiku”.
Nga KRU “Hidrodrini” bëhet e ditur se intervenimet janë kryer me sukses dhe se situata në këto zona tashmë është stabilizuar.
Kompania ka vlerësuar angazhimin e punëtorëve të terrenit për reagimin e shpejtë dhe profesional në sanimin e këtyre prishjeve.