Mjetet që përdorim për larjen e enëve, si çdo gjë tjetër, duhet të pastrohen rregullisht që të jenë të pastra dhe të sigurta.
Por pas një periudhe të caktuar, shumë prej tyre nuk mund të përdoren më dhe duhet të zëvendësohen.
Nëse nuk i ndërroni, ato mund të përhapin baktere të rrezikshme, të ulin pastërtinë dhe të ndikojnë negativisht në shëndet.
-Sa shpesh duhet t’i zëvendësoni?
Sfungjeri i kuzhinës
Sfungjerët janë shumë të dobishëm për pastrimin e lavamanit dhe sipërfaqeve, por mbledhin baktere shumë shpejt.
Shtrydheni mirë pas çdo përdorimi;
Lëreni të thahet;
Hidheni kur fillon të çahet ose kur mban erë të keqe.
Ekspertja e pastrimit Heather Barrigan thotë:
“Sfungjerët duhet të zëvendësohen çdo dy deri në katër javë. Kjo siguron që enët të jenë plotësisht të pastra dhe pa mikrobe”.
Nëse përdorni leckë për larjen e enëve, ajo duhet të lahet çdo ditë.
Leckat e enëve
Leckat duhet të lahen rregullisht për të parandaluar bakteret.
Shpëlajini shpesh me ujë të nxehtë;
Idealisht, lajini çdo ditë;
Zëvendësojini pas rreth 30 përdorimesh ose kur fillojnë të grisen.
Leckat me mikrofibër janë më rezistente dhe mund të lahen e ripërdoren shumë herë.
Furça e kuzhinës
Furçat për pastrim mund të bëhen shumë të pista me kalimin e kohës.
Lajini çdo javë;
Janë më të qëndrueshme se sfungjerët dhe leckat;
Zëvendësojini kur fillojnë të dëmtohen, zakonisht pas disa muajsh, në varësi të përdorimit.
Telat pastrues (sfungjer metalik)
Përdoren për të hequr papastërtitë e forta dhe mbetjet e ushqimit.
Pastrojini me ujë të ngrohtë dhe zbardhues;
Lërini në këtë solucion për 1–2 orë dhe më pas shpëlajini;
Zëvendësojini çdo javë.
Dorashkat për larje
Dorashkat mbrojnë duart nga detergjentët që mund të irritojnë lëkurën.
Nëse i përdorni për tualetin ose zona shumë të papastra, hidhini pas çdo përdorimi;
Lajini pas çdo përdorimi;
Zëvendësojini kur fillojnë të dëmtohen ose të çahen.