A e dini se çfarë është një fuçi nafte? Është një njësi matëse për një fuçi që përmban 159 litra “ari të zi”.
A e dini sa produkte mund të nxirren nga një fuçi e tillë?
Përqindjet ndryshojnë, por ne do të marrim një vlerësim të përgjithshëm për t’jua bërë më të lehtë për të kuptuar. Pra, nga 159 litra nafte nxirren gjithsej 170 litra produkte të ndryshme.
Nafta e papërpunuar ka shumë molekula të mëdha, dhe kur ato thyhen në molekula më të vogla, volumi rritet.
Produktet përfundimtare zënë më shumë hapësirë se nafta e papërpunuar që hyn në procesin e rafinimit.
Nga këto 170 litra produktesh, 73 litra shkojnë për benzinë, dizeli përbën rreth 40 litra, kerozina 15,5 litra, ndërsa pjesa tjetër është gaz nafte i lëngshëm, asfalt, vajra petrokimikë dhe të tjerë, koksi, butani…
Shumica e produkteve përdoren në industri të ndryshme, kështu që derivatet e naftës mund t’i gjejmë në goma, kozmetikë, lodra, sapun, lente…/Telegrafi/