Gazetarja Edina Avdiu, njofton se më nuk është pjesë e RTK-së, ajo thotë se pas tri vitesh menaxhmenti vendosi të mos ia vazhdojë kontratën e punës.
Ajo informon se kontrata nuk iu vazhdua nga RTK-ja edhe pse eprorët e saj, thotë se ishin në dijeni që është në muajin e pestë të shtatzanisë.
Avdiu ndër të tjera kishte refuzuar ta lexonte një tekst për Dimal Bashën, që sipas saj ishte shkruar në zyret e partisë, ditën kur ai u zgjodh kryeparlamentar.