KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Pas “disa ditëve të vështira”, kryeministri britanik gjen kohë për të luajtur futboll

Pas “disa ditëve të vështira”, kryeministri britanik gjen kohë për të luajtur futboll

Kryeministri britanik Keir Starmer u pa duke luajtur ndeshjen e tij javore të futbollit me miqtë në veri të Londrës, pavarësisht motit me shi dhe një jave të vështirë politike.

Sipas mediave, 63-vjeçari veshi fanellën e Anglisë dhe këpucë sportive të zeza, duke marrë pjesë në lojën tradicionale “five-a-side” që e luan prej dekadash.

telegrafi.com

Starmer është tifoz i njohur i Arsenal dhe shpesh shihet në stadium për të ndjekur ndeshjet e ekipit.

Dalja e tij në fushë vjen pas një periudhe të trazuar për Labour Party, me kritika dhe përpjekje për ta sfiduar lidershipin e tij.

Kryeministri pranoi se ka kaluar ditë të vështira, por theksoi se do të vazhdojë të luftojë politikisht.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga 10 Downing Street dhe synon ta udhëheqë partinë në zgjedhjet e ardhshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.