Policia ka raportuar dy raste të ndara të ngacmimit që kanë ndodhur në Istog dhe Pejë, ku të dyshuarit dyshohet se kanë shqetësuar viktimat përmes rrjeteve sociale.
Në rastin e parë, i regjistruar më 8 shkurt 2026 në Istog, është arrestuar një mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar përmes rrjeteve sociale një femër kosovare.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, rasti i dytë ka ndodhur më 10 shkurt 2026 rreth orës 20:30, në rrugën “Sali Gjika” në Pejë, ku një femër kosovare ka raportuar se ka pranuar mesazhe fyese në rrjete sociale nga një mashkull kosovar.
I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.