Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    I dhjetëfishoi taksat e shërbimeve gjyqësore, KGjK jep arsyetim

    January 9, 2026

    Brooklyn Beckham thuhet se po komunikon me prindërit vetëm përmes avokatëve

    January 9, 2026

    Real Madridi nuk e përjashton shitjen e Vinicius Jr gjatë verës

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • I dhjetëfishoi taksat e shërbimeve gjyqësore, KGjK jep arsyetim
    • Brooklyn Beckham thuhet se po komunikon me prindërit vetëm përmes avokatëve
    • Real Madridi nuk e përjashton shitjen e Vinicius Jr gjatë verës
    • Publikohen pamje nga sekuestrimi i tankerit nga forcat amerikane në Karaibe
    • Sllaveski: Këtë vit do të ulet inflacioni në vend
    • Buxheti i Gjilanit kalon pa vota kundër, por jo pa kushte
    • “Kënga ime favorite”: Xheneta këndon njëzëri me hitin e Gjestit
    • Meloni: Nëse Trump hyn në Grenlandë nuk do ta mbështesim
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Friday, January 9
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
      • Zgjedhjet e 28 dhjetorit
      • Zgjedhjet parlamentare 2025
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Rritja e vazhdueshme e çmimeve, kërkohet nga Qeveria t’i vëzhgojnë bizneset

    Rritja e vazhdueshme e çmimeve, kërkohet nga Qeveria t’i vëzhgojnë bizneset

    korrektpressBy korrektpressJanuary 4, 2026 Konsumatori 3 Mins Read
    Rritja e vazhdueshme e çmimeve, kërkohet nga Qeveria t’i vëzhgojnë bizneset
    Rritja e vazhdueshme e çmimeve, kërkohet nga Qeveria t’i vëzhgojnë bizneset
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, është shprehur se qytetari konsumator nuk është njohur si sovran, taksapagues dhe faktor i rëndësishëm në vendimmarrje, por i diskriminuar dhe i anashkaluar. Krahas rritjes së çmimit në produktet esenciale, qytetarët kërkojnë edhe rrijte të pagës.

    “Edhe ky vit ka qenë shumë i vështirë për arsye se ka pasur shumë lëvizje të çmimeve. Për fat të keq, shumica e çmimeve kanë lëvizur nga lart dhe fati edhe më i keq është se as sivjet, as kjo legjislaturë qeveritare nuk e ka njohur konsumatorin e Kosovës, nuk e ka njohur as si sovran, as si elektoral, as si konsumator, as si taksapagues ligjërues të buxhetit të Republikës së Kosovës. Të gjitha këto mosnjohje dëshmojnë se qytetari konsumator nuk është njohur dhe nuk i njihet e drejta demokratike e njeriut, as e njeriut qytetar konsumator dhe këto janë elemente shumë indinjuese dhe qytetari konsumator po ndihet shumë i shkelur, shumë i diskriminuar dhe i indinjuar”, tha Kaçaniku në një intervistë për Ekonomia Online.

    Sipas tij, pandemia, luftërat dhe mungesa e kapaciteteve qeverisëse kanë ndikuar në rritjen e çmimeve dhe në mosbashkëpunim me shoqërinë civile.

    “Mendoj që pesë vjeçari ka shumë pak dallim, sepse me fillimin e pandemisë kanë filluar të shtohen telashet, sepse COVID-i ka ardhur si problem kombëtar, si problem i tregut global. Pastaj filluan edhe luftërat, duke filluar nga Ukraina dhe të tjerat. Të gjitha këto ngjarje sikur e hoqën nga takti edhe menaxhmentin diplomatik e politik dhe ne, në një klasë politike dhe qeverisëse të njomë, si shtet i njomë, si duket nuk patëm kapacitet të mjaftueshëm dhe jemi këtu ku jemi, të mosnjohur dhe pak të interesuar që në bashkëpunim me qeverinë ta japim kontributin tonë”, u shpreh ai.

    Qytetarët kërkojnë që rritja e çmimeve të shoqërohet me rritje të pagave dhe pensioneve, ndërsa shprehin shqetësim për rritjen e energjisë elektrike dhe barrën që, sipas tyre, po bie mbi shtresat e varfra.

    Qytetari që nuk deshi të prononcohet me emër tha se me rritjen e çmimeve duhet të rriten edhe pagat dhe pensionet.

    “Si janë rritur çmimet, t’i rrisin edhe pagat edhe pensionet dhe të gjitha. Si shkojnë çmimet, shkojnë pagat. Energjia elektrike nuk bën me u ngrit, sepse më shumë e prodhon Kosova. Dikush nga ata që kanë mundësi e paguajnë, ndërsa këta milionerët paguajnë si të dojnë, ka gjasa që nuk paguajnë fare, e paguajnë të varfrit.”

    Kurse Ilir Binaka kërkon më shumë reflektim dhe ndërhyrje nga qeveria për të ndalur rritjen e çmimeve.

    Ai tregon raste të abuzimit, ku produktet shiten më lirë për shkak se janë të skaduara, duke dëmtuar drejtpërdrejt konsumatorin.

    “Duhet më shumë me reflektuar edhe qeveria, edhe pse konsiderohet centralizim qeveria për ta ndaluar rritjen e çmimeve. Shkova e mora një produkt i cili kishte rënë prej 15 euro në gjashtë euro, por shkova në banesë e pashë që i kishte skaduar afati. U interesova te ai produkt dhe e pashë përsëri produktin e skaduar dhe këtu e pëson konsumatori. Nuk është vetëm ky rast dhe këtu duhet me pasur dorë shteti dhe jo me u arsyetuar. Ka rritje të çmimeve, ka lojëra të çmimeve”, shprehet Binaka.

    Ndërsa qytetari Izet Zhitia theksoi se kjo rritje po e ul mirëqenien familjare dhe çmimet mund të bien vetëm në kushte stabiliteti global.

    “Ne nuk mundemi me u nda prej botës, po e shihni se çka po bëhet, luftëra gjithandej. Çmimet janë të parat që reagojnë, edhe biznesi edhe njerëzit. Biznesi reagon duke i rritur çmimet, konsumatorët janë të pakënaqur sepse rritja e çmimeve ia zvogëlon buxhetin, mirëqenien sociale në familjen e vet. Çmimet vetëm në situatën kur është qetësia botërore mund të ulen”, përfundoi Zhitia.

    TË TJERA

    Mërgimtarët ankohen për çmimet e larta në Kosovë

    Sa kushton tryeza e Vitit të Ri për familjet shqiptare?

    LEXO GJITHASHTU

    I dhjetëfishoi taksat e shërbimeve gjyqësore, KGjK jep arsyetim

    January 9, 2026

    Brooklyn Beckham thuhet se po komunikon me prindërit vetëm përmes avokatëve

    January 9, 2026

    Real Madridi nuk e përjashton shitjen e Vinicius Jr gjatë verës

    January 9, 2026

    Publikohen pamje nga sekuestrimi i tankerit nga forcat amerikane në Karaibe

    January 9, 2026
    TË TJERA

    Sllaveski: Këtë vit do të ulet inflacioni në vend

    January 9, 2026

    Buxheti i Gjilanit kalon pa vota kundër, por jo pa kushte

    January 9, 2026

    “Kënga ime favorite”: Xheneta këndon njëzëri me hitin e Gjestit

    January 9, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.