Dy persona janë lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur sot në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Pejë, ndërsa katër persona janë arrestuar nga policia lidhur me këtë incident.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një thikë.
“Dy persona janë dërguar për tretman mjekësor, derisa katër janë arrestuar në vendin e ngjarjes. Rasti ka ndodhur rreth orës 14:00. Policia me njësitet relevante ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rastin”, tha Gashi.
Ai shtoi se edhe tre persona të tjerë janë në arrati, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.