Në një video të re virale në rrjetet sociale paraqitet një takim i pazakontë midis një qeni të fuqishëm si Rottweiler dhe një Chihuahua (qen shumë i vogël me origjinë nga Meksika), që ka bërë që mijëra njerëz në mbarë botën të qeshin.
Në incizim shihet se qeni me emrin Beau, i njohur për forcën dhe pamjen e tij imponuese, duket krejtësisht i hutuar pas një takimi të shkurtër me chihuahuan e fqinjit.
Pas këtij takimi, në vend që të qëndrojë i qetë dhe i pavarur, Beau kërkon ngushëllim në krahët e pronarit të tij, i cili e tund butësisht si një fëmijë të vogël për ta qetësuar.
Kontrasti midis madhësisë së tij të madhe dhe reagimit të frikësuar ka mahnitur shikuesit, të cilët në komente kanë theksuar se edhe qenit e vegjël mund të jenë jashtëzakonisht guximtarë – madje edhe “të frikshëm” për kolegët e tyre shumë më të mëdhenj.
Video ka shkaktuar shpërthime të të qeshurave dhe reagime nga përdoruesit në internet, pikërisht për shkak të kësaj situate të paparashikuar, ku një qen i madh kërkon dashuri dhe butësi pas takimit me një qen të vogël. /Telegrafi/