Cristiano Ronaldo mungoi sërish në listën e Al Nassr për ndeshjen e parë të fazës së 1/16-ës në Ligën e Kampionëve të Azisë ndaj Arkadag në Turkmenistan.
Kapiteni i Portugalisënuk u përfshi në skuadër, pavarësisht se të mërkurën ishte fotografuar duke u stërvitur në Riad me bashkëlojtarët, sipas Sky Sports.
Ronaldo tashmë ka munguar në tri ndeshje radhazi, pasi nuk ishte i pranishëm as në përballjet e Superligës së Arabisë kundër Al Riyadh dhe Al Ittihad.
Tifozët shprehën mbështetjen e tyre në ‘Al-Awwal Park’ të premten, duke ngritur pankarta të verdha me emrin e Ronaldos dhe numrin 7 në minutën e shtatë të takimit.
Raportimet nga Arabia Saudite pretendojnë se Ronaldo është i pakënaqur me aktivitetin e kufizuar të Al Nassr gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi thuhet se është i zhgënjyer me Fondin e Investimeve Publike, veçanërisht pasi rivalët e Al Hilal u përforcuan me transferimin e Karim Benzemas nga Al-Ittihad.
Superliga e Arabisë ka theksuar se asnjë lojtar individual nuk dikton vendime përtej klubit të tij.
Al Nassr do të përballet me Al Fateh të shtunën, me Ronaldon që pritet të rikthehet dhe të luajë në atë ndeshje./Telegrafi/