Roma ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Cremonese, në kuadër të xhiros së 24-të në Serie A.
“Romakët” triumfuan me rezultat 3-0, sfidë ku ishin më të mirë gjatë tërë takimit.
Gianluca Mancini kishte një mundësi të mirë shënimi për ta zhbllokuar rezultatin, por që goditja e tij përfundoi mbi traversë.
Ishte Bryan Cristante që shënoi me kokë pas harkimit të Lorenzo Pellegrinit për t’i dhënë epërsinë Romës (59’).
Ndërsa, Evan Ndicka dyfishoi epërsinë pas asistimit të Cristantes (77’).
Fitoren e vulosi Niccolo Pisilli, i cili u gjend në vendin e duhur për të përfituar nga një top i kthyer (86’).
Roma me këtë fitore mbledh 50 pikë në vendin e katërt, katër mbi Juventusin ndërsa Cremonese renditet në pozitën e 16-të me 24 sosh./Telegrafi